Lajme
Përse ishin në kate të ndara? Rama: Nuk e dija që Albin Kurti do të vinte në stadium
Demokracia
09:32 | 20 Tetor 2023

Share:

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka teguar se përse nuk ishin bashkë në stadium me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur se pse ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Çeki, kryeministri Rama e cilësoi çështje protokolli, duke shtuar se nuk kishte asnjë dijeni se homologu i tij do të ishte në Tiranë atë ditë.

Nga ju buron kjo mëri, ky nervozizëm me Albin Kurtin?

Edi Rama: S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin.

-Duket edhe kur përmendet emri i Albinit sikur bëheni nervoz.

Edi Rama: Fare, fare…Këto janë muhabete kot.

-Si janë raportet tuaja?

Edi Rama: Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh disa herë dhe unë flas me shumë kënaqësi për Albinin se ka shumë gjëra…

 

Të ngjashme