ShowBiz
Adele flet për varësinë që kishte nga alkooli
Demokracia
12:43 | 19 Tetor 2023

Share:

Këngëtarja e famshme Adele ka konfirmuar në një koncert në Los Angelos se ka lënë alkoolin.

“Shumë e mërzitshme”, ka thënë këngëtarja duke ju referuar jetës pa alkool.

Pasi bisedoi me të ftuarit VIP, rreth sasisë uiskit, këngëtarja diskutoi shkurtimisht për maturinë e saj.

“E di, kam ndaluar së piri shumë kohë më parë… Ndoshta tre muaj e gjysmë më parë? Më duket si një jetë”, ka thënë Adele, raporton EW.

Këngëtarja nuk dukej tepër e entuziazmuar.

“Dua të them së që nga të 20-tat isha një alkoolike. Më mungon shumë, lash edhe kafeinën, kështu që shijojeni uiskin tuaj, jam shumë, shumë xheloze”, ju ka thënë ajo të ftuarve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për pijen dhe jetën pa alkool. Gjatë ngjarjes speciale “One Night Only TV” në vitin 2021, Adele i tha të gazetares së famshme Oprah Winfrey se kishte lënë pijen.

“Nuk pi më. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për ta njohur veten. Pi vetëm ujë dhe jam esëll si një njeri normal”, ka thënë Adele gjatë intervistës.

Më vonë në vitin 2021, ajo i tha revistës “Vogue” se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me alkoolin. Gjithmonë ishte shumë e magjepsur nga alkooli.

Në fillim të këtij viti, këngëtarja i tha publikut të koncertit të Las Vegasit se dikur pinte “katër shishe verë” para orës 11 të mëngjesit gjatë izolimit për COVID-19.

Adele është aktualisht në përfundim të koncerteve të saja në Las Vegas, “Weekends With Adele”, koncerte këto që filluan më 18 nëntor 2022. Shfaqja e saj e fundit do të zhvillohet më 4 nëntor.

Të ngjashme