Mickey Mouse ka qenë një simbol i gëzimit dhe kënaqësisë për 100 vjet. Megjithatë, pak mund t’i dinë historitë e çuditshme e të errëta në të cilat miu i dashur i filmit vizatimor është përfshirë gjatë viteve.
Për shembull, 93 vjet më parë, karikaturisti amerikan Floyd Gottfredson paraqiti fotot komike të përditshmërisë së një jave në të cilat brejtësi u përpoq të vriste veten pasi u refuzua nga Minnie.
Fatmirësisht, përpjekjet e Mickey-t janë të gjitha të dështuara nga rrethana të ndryshme të çuditshme ose gabime budallaqe – të tilla si gjetja e ujit shumë të ftohtë për t’u mbytur, ose paaftësia për të përdorur pushkën e gjahut. Ai përfundimisht vendos se dëshiron të jetojë dhe e braktis komplotin vetëvrasës.
Disa ekspertë thonë se janë pikërisht këto skena që mund të kenë shërbyer si frymëzim për shumë njerëz që kanë tentuar vetëvrasjen apo kanë vrarë veten.
Momente të tjera të çuditshme jane ato ku Mickey krijon një aeroplan në shtëpi, në mënyrë që të shijojë një fluturim me Minnie-n.
Gjithsesi, gjërat shkojnë keq pasi e dashura e tij bie nga ky aeroplan kurse ai mbetet i vetëm në një ishull të shkretë ku banorët duan ta hanë atë.
Të mos flasim pastaj për mizorinë e shfaqur ndaj kafshëve.
Në një skenë, Mickey lëkund një mace prej bishti dhe e hedh nga varka. Më pas ai gjen disa derra të vegjël duke pirë tek nëna e tyre.
Ai e merr derrin mama dhe i shkund me forcë të gjithë derrkucat, përveç njërit prej foshnjave të saj. Më pas, ai e gjuan foshnjën e fundit dhe fillon t’i shtrydhë gjirin “nënës” sikur të ishte një fizarmonikë.
Aspak interesante, apo jo?