Roger Federer njihet si njëri prej tenistëve më të mirë në histori të këtij sporti.
Zvicerani ka lënë gjurmë dhe është bërë legjendë e atij që quhet si “sporti i bardhë”.
Por, pasi u pensionua nga tenisi, Federer i ka shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në pingpong, një sport ky afërsisht i ngjashëm me tenisin, por që luhet në një tabelë të vogël, një miniaturë e fushave të tenisit, dhe me reketa shumë më të vegjël sesa ata të tenisit.
Për më tepër, në videon më poshtë mund ta shihni legjendarin Federer me aftësitë e tij në pingpong ndonëse ishte me veshje serioze.