Lajme
SHBA vendos 2000 ushtarë në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar Izraelin
Demokracia
10:09 | 18 Tetor 2023

Share:

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) të martën njoftoi se rreth 2 mijë ushtarë në njësi të ndryshme janë në gjendje gatishmëria me aftësinë për t’u përgjigjur në Lindjen e Mesme.

Njoftimi i ri synon të plotësojë nevojat e Izraelit pas sulmit të Hamasit ndaj shtetit hebre.

Megjithatë, nuk është marrë asnjë vendim për vendosjen e ndonjë prej atyre forcave drejt Izraelit.

Mediat amerikane raportuan se trupat që po përgatiteshin për vendosje do të mbulonin role mbështetëse, të tilla si ndihma mjekësore dhe trajtimi i eksplozivëve.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden sot do të udhëtojë për në Izrael për të treguar mbështetjen e Uashingtonit për aleatin e tij.

Pentagoni gjithashtu po dërgon armë në Izrael, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe municionet./Paparaci

Të ngjashme