Lajme
Shasha: Ka zero mundësi që Franca krye në vete të pezullojë liberalizimin e vizave
Demokracia
14:47 | 17 Tetor 2023

Share:

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shaha, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për vizitat, duke thënë se nuk duhet të merret asgjë seriozisht deri sa nuk deklarohet Komisioni Evropian.

Shasha ka thënë se Macron duhet të sqarohet nëse ka ndonjë qëndrim të ri lidhur me vizat, por sipas tij, nuk ka mundësi që veç Franca të pezullojë liberalizimin e vizave.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike” – ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij:

Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.

Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme.

Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike

Të ngjashme