Lajme
Scholzi do të udhëtojë në Izrael këtë javë
Demokracia
00:01 | 17 Tetor 2023

Share:

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar se ai do të udhëtojë në Izrael këtë javë për të shprehur solidaritetin e tij.

Scholz tha se dëshironte të adresonte “çështje praktike, veçanërisht në aspektin e situatës së sigurisë” në bisedimet e tij “dhe si mund të parandalojmë një përshkallëzim të konfliktit në rajone të tjera”, raporton AFP.

Ai shtoi se donte të diskutonte “si mund të organizohet ndihma humanitare” ndërsa theksoi se “Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë veten”.

Kancelari gjerman tha gjithashtu se do të udhëtonte në Egjipt në një “udhëtim të mëvonshëm”.

Të ngjashme