OpEd
NJË RRUGË ME EMRIN MARTTI AHTISAARI NË PRISHTINË DO TË JETË NDER PËR POPULLIN DHE HISTORINË E KOSOVËS
Demokracia
18:03 | 16 Tetor 2023

Share:

Enver Buçaj

PRESIDENT FALEMINDERIT PËR NDËRTIMIN E RRUGËS PËR PAVARSINË E KOSOVËS.

Në mes të pikëllimit dhe humbjes, ndjejë mirënjohje dhe përkulje pafund për veprën TUAJ.

Presidenti Martti Ahtisaari ishte diplomat dhe kryetar shteti, negociator i paqes dhe laureat i çmimit Nobel për Paqe, besonte në paqe edhe kur dukej e pamundur. La gjurmë të mëdha në politikën ndërkombëtare dhe ndërmjetësimin e paqes. La gjurmë në Kosovë. Dinjiteti njerëzor ishte i pandashëm për të, andaj Kosovës ja ktheu dinjitetin.

Martti Ahtisaari ishte një i evakuuar nga Karelia. Një i arratisur i përjetshëm, siç thoshte shpesh. Përvoja e fëmijërisë së një qendre evakuimi në të ftohtë dhe në errësirë drejt një destinacioni të panjohur ndikoi në botëkuptimin dhe veprimet e tij. Jo me hidhërim, por duke kuptuar fatet e njerëzve dhe duke ditur vlerën e paqes.

Sekretari i përgjithshëm i ndjerë i OKB-së Kofi Annan kishte shumë të drejtë kur thoshte se Ahtisaari është i vetmi person që ka bërë paqe në tre kontinente.

Ne vitin 2008 si paqendërtues Presidentit Ahtisaarit iu dha Çmimin Nobel për Paqe. Në fjalimin e tij në festën e Nobelit, Ahtisaari tha se të gjitha konfliktet mund të zgjidhen: “Luftërat dhe konfliktet nuk janë të pashmangshme. Ato shkaktohen nga njerëzit. Gjithmonë ka interesa që nxit lufta. Prandaj, ata që kanë fuqi dhe ndikim mund t’i ndalojnë gjithashtu.”

Presidenti Ahtisaari ishte presidenti i parë i republikës së Finlandës i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli . Në mandatin e tij Finlanda u bë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ahtisaari të mbetet një emër i pashlyer në historin më të re të Kosovës.

LAMTUMIRË PRESIDENT!

Të ngjashme
OpEd • 14 Maj 2025
OpEd • 12 Maj 2025