Lajme
15-vjeçari nga Gaza: Të jetojmë është gjithçka që ne duam
Demokracia
23:33 | 15 Tetor 2023

Share:

Një 15-vjeçar i cili për momentin është duke u strehuar në një shkollë të OKB-së në Rafah në Gazën Jugore, tha se dëshira e tyre është të jetojnë.

Ramez Barhoum, këtë intervistë e dha pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Kishte një bombë pranë shtëpisë sonë. U vranë njerëz të pafajshëm, një familje e tërë pranë shtëpisë sonë, prindërit me fëmijët e tyre. Kishim frikë”, tha ai për BBC, transmeton KlanKosova.tv.

“Kam parë skena të tmerrshme. Një fëmijë as një vjeç – i prenë dy këmbët, kokën, e bënë copë-copë”.

“Ëndrra jonë është të jetojmë, kjo është gjithçka që duam”, shtoi ai.

Të ngjashme