Lajme
Specializantët do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë edhe këtë javë
Demokracia
21:41 | 15 Tetor 2023

Share:

Grup i specializantëve do të vazhdojë për pesë ditët e javës së ardhshme protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

Këto protesta janë vazhdim i atyre të kësaj jave që mantelbardhët protestuan para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Protetat do të zhvillohen çdo ditë nga ora 10:00 deri ne 11:00, nga e hëna deri të premten para objektit të ministrisë.

Të ngjashme