Lajme
Von der Leyen nga Tirana i bën thirrje Kosovës e Serbisë: Kthehuni në dialog, kjo është rruga e duhur për të ardhmen
Demokracia
18:21 | 15 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Tirana, në vigjilje të Samiitit të Procesit të Berlinit u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut.

Ajo ka thënë se dialogu i Brukselit është rruga e vetme që duhet ndjekur.

“Marrëveshja e Ohrit, ajo që është arritur në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtim ndërmjet dialogut të BE-së”.

“Është shumë me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. Vendi I duhur për pajtim është dialogu sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen”.

Të ngjashme