Dje, në Brrut të Opojës është gjetur një bombë e pashpërthyer.
Bomba dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore, më saktësisht e prodhuar në Itali më 1941.
Kryetari i Këshillit të Fshatit, Gazmend Ramadani, ka raportuar rastin në Polici dhe së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, bomba është eksploduar në mënyrë të sigurt.