Khalid Meshal, një ish-udhëheqës i Hamasit ka thënë se ajo që bënë militantët të shtunën e kaluar ishte “një përpjekje për t’i dhënë fund okupimit izraelit” dhe se ai është “krenar” për ta.
Duke folur për Haberturk TV, Meshal, i cili është kreu i punëve të jashtme të Hamasit, shtoi se konflikti nuk filloi javën e kaluar, por në vitin 1948-ën.
“Izraeli ka thënë se ushtria e tyre ishte më e forta dhe e pamposhtura. Kur pamë se ata u mundën brenda pak orësh, edhe ne u habitëm,” tha ai.
Kur u pyet për sulmet e militantëve të Hamasit ndaj civilëve, fëmijëve dhe të moshuarve, ai tha: “Ne vazhduam t’u thoshim atyre që të mos e bënin këtë. Por në kohë lufte, këto incidente mund të ndodhin. A nuk është ajo që Izraeli thotë gjithmonë, që ata nuk i vrasin civilët qëllimisht?”
I pyetur nëse Hamasi ka bërë të njëjtën gjë siç akuzon Izraelin, Meshal tha: “Ka ndryshim të madh. Ne jemi pronarët e kësaj toke. Kur armiku vjen nga jashtë, qoftë ushtarë apo civilë, ata janë të gjithë armiq. Kushdo që vjen në tokën time për ta pushtuar është armik dhe fajtor.”