Lajme
Borrel: Të gjitha pengjet në Gaza duhet të lirohen
Demokracia
21:43 | 14 Tetor 2023

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Për politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se civilët nuk duhet që të përdoren si mburojë teksa tha se urdhri i evakuimit të më shumë se 1 milionë njerëzve nga veriu i Gazës duhet që të shqyrtohet seriozisht.

“⁃Të gjithë pengjet në Gaza duhet të lirohen. Civilët nuk duhet të përdoren si mburoja njerëzore.

⁃Urdhëri i evakuimit të më shumë se 1 milion njerëzve nga veriu i Gazës duhet të rishqyrtohet seriozisht siç argumentohet fuqishëm nga @antonioguterres”, ka thënë Borrel. /Express/

 

Të ngjashme