Lajme
Arifi: Mbi 125 mijë € nga Fondi për Luginën i Qeverisë Kurti përfunduan në xhirollogarinë e kushëririt të Besnik Bislimit
Demokracia
14:33 | 14 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka shkuar në Amerikë të firma e Faton Bislimit ish anëtar i LDK-së dhe kushërir i Besnik Bislimit. Por, ai tha se atje nuk kanë gjetur pronarin dhe as kompaninë.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania. Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare“, tha Arifi.

Nga vizita e fundit e frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe një nga organizatat në Washington, që viteve të fundit ndihmoi që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

Ndiqeni!

Posted by Shqiprim Arifi on Thursday, October 12, 2023

Kryetar i Preshevës edhe më herët kishte akuzuar për “korrupsion” Faton Bislimin, ish-anëtar i kryesisë së LDK-së.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka autorizuar Faton Bislimin për të dërguar një grup politikanësh nga Lugina e Preshevës për në SHBA, duke marrë 142 mijë euro prej 2 milionë sa janë ndarë nga Qeveria.

Ai kishte akuzuar Besnik Bislimin për ndikim.

“Pak përpara se me u organizu tripi për Amerikë e ka hapur një adresë postare, një adresë fake, një kompani e cila nuk ka zyre e lërë më licencë zbatimi për lobim. Fatoni i ka pranu 142 mijë euro prej 2 milionëve për me i dërgu njerëzit atje pa licencë për shkak të lidhjes së tij me Besnikun. Edhe kjo është pjesë e kallëzimit penal”, kishte thënë Arifi në Pressing të T7.

Të ngjashme