Lajme
Shqetësuese| Shkon në 100 numri i personave të helmuar në Malishevë
Demokracia
12:17 | 14 Tetor 2023

Share:

Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.

Këtë për T7 e ka konfirmuar Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Këta persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme