Sot është mbajtur seanca e radhës në lidhje me rastin e ministres Rozeta Hajdari që e goditi me veturë një të mitur.
Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se ministrja në këtë seancë e ka ndryshuar deklaratën që e kishte dhënë, shkruan Demokracia.com
Rozeta Hajdari ndryshon deklaratën e saj për aksidentin ku kishte goditur një të mitur
Shefqeti tha se e Hajdari ka ndërruar deklaratat, në fillim ajo kishte thënë se kishte parë dy fëmijë të dilnin nga marketi, ndërsa kësaj here ka deklaruar se i ka parë vetëm në momentin e goditjes. Sipas avokatit, ndryshim të deklaratës pati edhe kur ministrja Hajdari kishte thënë se ‘moti kishte qenë me shi në ditën e aksidentit’, më pas duke pohuar diçka tjetër.
Pala e dëmtuar kërkon që në vendimin final minstres Hajdari t’i shtohet edhe dënimi për konfiskim të patentë shoferit dhe të shqiptohet masa e ndalimit të drejtimit të automjetit.
Edhe eskpertiza e Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike e tha se ministrja Hajdari ishte shumë shpejtë dhe se ka frenuar me vonesë.
Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari. Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia./Demokracia.com/