Ushtria izraelite po vazhdon me kundërsulmet ndaj militantëve të Hamasit.
Kjo e fundit kreu një sulm të papritur në territorin izraelit gjatë ditës së shtune duke shkaktuar viktima të shumta.
Madje, militantët kanë marrë lehtësisht kontrollin e disa bazave ushtarake izraelite, shkruan gazeta gjermane BILD.
Gazeta tashmë ka publikuar edhe një video të forcave ushtarake të Izraelit duke luftuar për të rifituar kontrollin e një prej bazave ushtarake të kapura nga Hamasi.
Pamjet duket sikur të marra nga video-lojërat e luftërave CS:GO apo War Zone, por kjo është prej jetës reale.
Ndryshe, Izraeli dhe Palestina kanë raportuar për mbi tremijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.