Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch.
Pas takimit me Osmanin, Shaheen dhe Welch janë drejtuar drejt Qeverisë ku do të takohen edhe me kryeministrin Kurti.
Pas takimit me presidenten Osmani ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se kanë diskutuar rreth agresionit të 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.
Senatorja Jeanne Shaheen, ka thënë se përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim.
“Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari shpresoj që Serbia do të bashkëpunojë për këtë çështje dhe përgjegjësit të japin përgjegjësi para drejtësisë. Ne jemi këtu për të mbështetur Kosovën, një shtet që SHBA-të me shumë krenari e kanë mbështetur gjatë viteve i kemi vlerat e njeta dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah juve”, është shprehur ajo.