Presidentja dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, sot presin në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.
Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.
Takimi me kryeministrin do të mbahet në orën 10:00.
Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.
Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.