Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar me një postim pas fitores fantastike kundër Çekisë.
Asani që shënoi njërin nga golat shkroi “Berlin, na prit” ndër të tjera, shkruan Demokracia.com
POSTIMI I PLOTË:
Guess who is back… Berlin, na prit!
Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje!
Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito ❤️🇦🇱💪 Federata Shqiptare e Futbollit