Sonte në të njëjtën kohë, 20:45, do luajnë Kosova dhe Shqipëria, ndeshje të vlefshme për kualifikime në Euro 2024.
Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse Shqipëria në “Air Albania” e pret Çekinë, shkruan Demokracia.com
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për eksponentët e VV-së që të marrin më shumë ‘like’ në rrjetet sociale me postimet e tyre patriotike.
Para se të vinin në pushtet, VV nuk e shikonte e as nuk e përkrahte kombëtaren e Kosovës, duke mohuar kështu Kosovën si shtet edhe në arenën sportive.
VV postonte vetëm kur kishte ndeshje Shqipëria, duke tentuar të shfrytëzonin për publicitet sentimentin patriotik për përfitime politike.
Pasi erdhën në pushtet, Qeveria Kurti filloi të përkrahte kombëtaren e Kosovës në rrjetet sociale.
Pra, sonte i kanë dy kombëtaret shqiptare që do luajnë në të njëjtën kohë dhe mund të shfrytëzojnë në maksimum që të përfitojn “like” sa më shumë.