Numri i të vdekurve amerikanë në Izrael është rritur. Deri më tani ka shkuar në mbi 25, ka konfirmuar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Tragjikisht, numri i vdekjeve nga sulmet e tmerrshme të Hamasit vazhdon të rritet. Ne kemi kuptuar që të paktën 25 qytetarë amerikane janë vrarë”, tha Blinken gjatë vizitës në Tel Aviv.
Blinken atje u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.