Grupi terrorist i Hamasit nisi një valë sulmesh raketa në drejtim të Izraelit këtë pasdite, duke shkatërruar kështu një spital të fëmijëve dhe një supermarket.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka postuar imazhe horror të shtretërve të spitalit të fëmijëve, ku shihen të mbuluar me gjak, raporton Daily Mail, përcjell Periskopi.
“Hamasi është më i keq se ISIS-i”, ka shkruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Lufta ka marrë jetën e të paktën 2 mijë e 200 personave në të dyja anët dhe vazhdon të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.