Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit që u zhvillua të martën.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer bastisje në pesë lokacione në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Ata dyshohet se kanë kryer tri vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.
Me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës dha detaje lidhur personat e prangosur:
- K. viti i lindjes 1965 m/kosovar
- T. viti i lindjes 1969 m/shqiptar/Shqipëri
- A. viti i lindjes 1970 m/kosovar
- H. viti i lindjes 1978 m/kosovar
- R. viti i lindjes 1992 m/kosovar
Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
21 pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,
Pesë leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,
Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,
katër telefona mobilë,
1 mijë e 860 euro
48 mijë e 700 lekë (459 euro e 39 centë)
10 funta (11 euro e 59 centë)
395 lira turke (13 euro e 41 centë)
Një veturë me targa të Kosovës
Një veturë me targa të Shqipërisë