Lajme
Izraeli falënderon ShBA-në për donacionin me armë përmes një billboard-i gjigant
Demokracia
16:08 | 11 Tetor 2023

Share:

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka shpërndarë foto të një billboard-i buzë një rruge në Izrael në platformën “X”. 

Krahas saj, ai shkroi “faleminderit zoti President”.

Kjo vjen pasi SHBA-ja po rrit ndihmën ushtarake për Izraelin, me avionin e parë që mbante armë amerikane që mbërriti në Izraelin jugor dje në mbrëmje.

Ushtria izraelite tha se “municionet e avancuara” kishin mbërritur në bazën ajrore Nevatim dhe “kishte për qëllim të mundësonte sulme të rëndësishme dhe përgatitje për skenarë shtesë”.

Dje presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit si “të keqe të plotë”.

SHBA po lëviz gjithashtu një aeroplanmbajtëse dhe një avion luftarak në Mesdheun lindor.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025