Sport
Rriten problemet për Barcelonën, lëndohet edhe Gavi
Demokracia
08:23 | 11 Tetor 2023

Share:

Gavi raportohet se është futbollisti i radhës që i është shtuar listës të të lënduarve te Barcelona.

Sipas “Carrusel Deportivo”, mesfushori ka pësuar një lëndim këtë të martë gjatë seancës stërvitore me Spanjën.

Gavi u ftua nga Luis de la Fuente për dy ndeshjet e këtij muaji; ndaj Skocisë dhe Norvegjisë, të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të 19-vjeçarit, teksa mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për këto ndeshje.

Përveçse për Spanjën, lëndimi i tij sigurisht se është një lajm i keq edhe për Barcelonën.

“Blaugranët” po përballen me një krizë lëndimesh kohëve të fundit.

Robert Lewandowski, Raphinha, Pedri, Frenkie de Jong, Lamine Yamal e Jules Kounde janë futbollistët e tjerë të lënduar. /Gazeta Express/

Të ngjashme