Lajme
Mehmetaj i reagon Bashës për deklaratën ndaj drenicakëve: Ky midhje prej njeriu harron që Adem Jashari është prej Drenicës
Demokracia
21:15 | 10 Tetor 2023

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj, e ka quajtur ‘midhje’ deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, pas deklaratës së tij për drenicakët.

Mehmetaj në Debat Plus komentoi deklaratën e fundit të Bashës për drenicakët, ku tha se deputeti në fjalë u tregua fashist.

“Tha këta prej Drenice janë ardhë në Prishtinë, ai Drenicën nuk e permendi as si lokacion gjeografik, as si toponim, por sipas tij ata që paskan ardhë nga Drenica qenkan të strukturum më dobët sesa Basha”, tha ai.

Tutje gazetari Mehmetaj e quajti ‘midhje’ deputetin Basha

“Ky midhje prej njeriu harron që Adem Jashari është prej Drenicës dhe që shkon i përkulet, kjo është e tmerrshme, këta janë fashist”, u shpreh ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se deputetët e PDK-së kanë dalur nga Drenica në Prishtinë, duke shtuar se lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Të ngjashme