Më 24 shkurt 2022 është data kur Rusia ka nisur agresionin luftarak mbi Ukrainën. Edhe pse atje po luftohet për jeta a vdekje, tregtarët kosovarë po gjejnë kanale që të bëjnë tregti me Rusinë, ndonëse me një masë shumë më minore se mëparë, shkruan Demokracia.com.
Para se të fillonte lufta në Ukrainë, tregtarët nga Kosova kanë blerë produkte edhe nga Rusia, por tash importi më këtë vend ka rënë.
Disa lloje të produkteve po blihen më kamionë, por edhe nëpërmjet postës që po bëhen më porosi nga qytetarët.
Goma për vetura, votkë, karbon, polietilen linear, janë disa prej produkteve që blihen më së shumti nga kosovarët në Rusi, ani pse të njëjtat importohen edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Demokracia.com ka parë raportin e importit të Kosovës më të gjitha vendet për janar- shtator 2023. Për nëntë muaj, nga Rusia janë importuar mallra në vlerë prej rreth 1 milion e 155 mijë euro.
Ndonëse në një shumë të vogël monetare, një kod doganor i importit figuron edhe si blerje e produktit “Revolverët dhe pistoletat, të ndryshme nga ato të kreut Nr. 9303 apo 9304”. Vlera e blerjes është 5,412.90 euro dhe bëhet fjalë për 25 sosh.
Demokracia.com ka shfletuar të dhënat doganore për të kuptuar se çka nënkuptohet me pistoleta të kreut nr. 9303 apo 9304. Armë të kreut, 9303, kryesisht kanë të bëjnë: Armët të tjera të zjarrit dhe pajisje të ngjashme të cilat veprojnë prej djegies së një mbushje eksplozive (psh, çifte me saçme dhe pushkët sportive, armët e zjarrit me mbushje nga tyta, pistoleta Very dhe pajisje të tjera të destinuara për të projektuar vetëm sinjalet ndriçuese, pistoleta dhe revolverë për municionet e përdorura në qitjet mësimore, revole me pykën e lidhur për vrasje humane të kafshëve, armët litarhedhës). Ndërsa, më të kreut 9304, kryesisht nënkuptohen “Armë të tjera (psh, armët dhe pistoletat me ajër apo gaz, me susta, Shkopet e policëve), përjashto ato të kreut Nr. 9307”.
Pos blerjeve më kamionë, qytetarët po porosisin mallra edhe me postë, që janë në një vlerë më të vogël monetare. P.sh. Disa nga to janë: “Xhunto (llamella) dhe pjesë të tyre, për automjete”, në vlerë prej 67 euro.
“Grup gjeneratorët me motor diesel, me dalje mbi 7.5 kVA, por deri 75kVA”, ku është blerë vetëm në një vlerë prej 400 euro.
“Trapan dore elektrike me burim të jashtëm energjie”, një sosh, në vlerë prej 106 euro.
“Fshirësit e xhamave, ngrohësit ose pajisje kundër djersitjes së xhamave”, në vlerë prej 34 eurove, etj.
Çka u importua me kamionë nga Rusia këta 9 muaj?
Janar:
Gomë butadien, në vlerë prej 36,626.71 euro.
Film prej polimereve të propilenit, me trashësi jo më shumë se 0.10mm, me orientim dyaksial, në vlerë prej 39,094.55 euro.
Lavamane, lavapjata, vaska, dushe, bide, tualete, sifone shkarkuese, urinale dhe pajisje të të ngjashme sanitare, prej qeramike të thjeshtë, 6,250.00 euro.
Shkurt:
Tjera, në vlerë prej 2,179.35 euro.
Lecitinet dhe fosfoaminolipidet e tjerë, 8,085.00 euro.
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, në forma primare, në shumë prej 54,525.42 euro.
Gomë butadien (BR), në vlerë prej 28,679.52 euro.
Instrumente dhe pajisje të tjera dentare (ndryshe nga gurët, disqet frezat), në shumë prej 9,205.50 euro
Mars:
Gomë butadien (BR), 27,563.00 euro.
Revolverët dhe pistoletat, të ndryshme nga ato të kreut Nr. 9303 apo 9304: vlera 5,412.90 euro. Bëhet fjalë për 25 sosh.
Vodka, me forcë alkoolike ndaj volumit deri 45.4%, në enë deri 2 litra, vlera 1,140.39 euro.
Karbon (blozë karboni dhe forma të tjera karboni të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër), vlera 57,750.00 euro.
Tjera, 6,717.93 euro.
Prill:
Plehëruesit kimike apo mineralë me te tre elementet plehërues nitrogjen, fosfor dhe kalium, me më tepër se 10% azot, vlera 50,235.00 euro.
Auto veturë, me motor me djegie të brendshme, me ndezje me shkëndija, me kapacitet mbi 1500cm3 deri 2000cm3, e përdorur (1 to 8)v. Një copë në vlerë prej 8,900.00 euro.
Gomë stiren – butadien i përfituar nga polimerizimi i emulsionit (E – SBR), në dengje, në vlerë prej 29,301.55 eurove.
Maj:
Gomë butadien (BR), 41,659.80 euro.
Profile (jo te zgavruara) prej lidhjesh te aluminit, 2,623.20 euro.
Klorur kalciumi në vlerë prej 13,800.00 eurove.
Karbon (bloze karboni dhe forma të tjera karboni të përfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër), në një vlerë prej 28,488.04 eurove.
Plehëruesit kimike apo mineralë me te tre elementet plehërues nitrogjen, fosfor dhe kalium, me me teper se 10% azot, në një vlerë prej 206,177.82 eurove.
Plehëruesit kimike apo mineralë me te tre elementet plehërues nitrogjen, fosfor dhe kalium, me deri 10% azot, në një vlerë prej 14,450.00 euro.
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, ne forma primare, në një vlerë prej 114,727.98 euro.
Qershor:
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, ne forma primare, në një vlerë prej 85,345.50 eurove.
Vodka, me force alkoolike ndaj volumit deri 45.4%, ne ene deri 2 litra, në një vlerë prej 1,137.80 euro.
Karbon (bloze karboni dhe forma të tjera karboni të përfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër), në një vlerë prej 4,665.00 euro.
Të tjera, në një vlerë prej 59,260.30 euro.
Vodka, me force alkoolike ndaj volumit deri 45.4%, ne ene deri 2 litra, në një vlerë prej 1,137.80 eurove, në një sasi prej 202 copë.
Korrik:
Gomë butadien (BR), në një vlerë prej 39,524.30 eurove.
Karbon (bloze karboni dhe forma të tjera karboni të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër), në një vlerë prej 25,002.56 eurove.
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, ne forma primare, në një vlerë prej 50,490.00 eurove.
Instrumente dhe pajisjet te tjera mjeksore, te paspecifikuara me lart ne kreun 9018, në një vlerë prej 6,095.00 eurove.
Gusht:
Karbon (bloze karboni dhe forma të tjera karboni të përfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër), në një vlerë prej 49,130.16 euro.
Vodka, me force alkoolike ndaj volumit deri 45.4%, ne ene deri 2 litra, në një vlerë prej 2,275.60 euro, në një sasi prej 403 sosh.
Koleksionet dhe pjesë të koleksionistëve me interes zoologjik, botanik, mineralogjik, në një vlerë prej 4,923.50 eurove.
Të tjera, në shumë prej 2,045.18 euro.
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, ne forma primare, në një çmim prej 52,334.35 eurove.
Shtator:
Polietilen linear, me densitet specifik prej më pak se 0.94, ne forma primare, në një vlerë prej 52,536.12 eurove.
Të tjera, në një vlerë prej 9,651.45 euro.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrianë, kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Sipas Qeverisë, sanksionet kishin të bëjnë me ndalimin e operimit në tregun financiar të Kosovës, përjashtimin e produkteve farmaceutike dhe ushqimore si grurin, ndalimin e importimit të thëngjillit të lëndëve të tjera djegëse të ngurta apo fosile. /Demokracia.com/