Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në konferencë për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendin edhe faktin se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, për të cilat ai tha se është kundër tyre, shkruan Reporteri.net.
Milanoviq para gazetarëve theksoi se sanksionet bilaterale ndërmirrën nga Këshilli i Sigurimit, e sipas tij ato nga disa organizata të caktuara që s’janë pjesë e kombeve të bashkuara janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe siç tha presidenti kroat s’kanë rezultat.
“Unë jam kundërshtar i sanksioneve. Edhe Kosova është nën disa sanksione të caktuara rreth të cilit kanë dyshuar, më duket që ata të cilët i kanë aprovuar dhe kam dëgjuar për ta. Kjo është gjithashtu një thikë me dy teha por, sanksionet bilaterale ndërmirren apo përcaktohen nga ana e Këshillit të Sigurimit nëse ato janë disproporcionale, atëherë nuk kemi fat. Të gjitha sanksionet bilaterale, apo trilaterale nga disa prej organizatave të caktuara të cilat nuk janë pjesë e kombeve të bashkuara sipas meje janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në fund të fundit nuk kanë rezultat”
Osmani: Serbia planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar të tregojë vendosmëri për sanksione
“Natyrisht, Kosova është nën sanksione, nën sanksione të Komisionit Evropian dhe i ftoj ata që t’i bojkotojnë ato. Dhe keto janë disa prej masave të cilat i ka ndërmarrë Komisioni Evropian nga z.Borrell i cili shpresoj së shpejti shkon në pension dhe si të them t’i ndalojnë, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por nga Komisioni, nga Borrelli, ekipi i tij të cilat na ndalojnë dhe kërcënojnë të gjithë ne që të takohemi në disa nivele të caktuara me disa përfaqësues të Kosovës”, tha presidenti kroat në konferencë për media.
“Si të presim që të kemi objektivitet nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, nga dikush që është spanjoll e që drejton politikën evropiane kundër Kosovës”, shtoi ai.