Lajme
U rrokullis me traktor, vdes burri në Rahovec
Demokracia
09:54 | 09 Tetor 2023

Share:

Policia ka raportuar se një burrë është rrokullisur me traktor në një arë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

Të ngjashme