Lajme
Ndërkombëtarët s’po e thërrasin në takime të rëndësishme, Kurti gjen strehë tek mbledhjet e majtistëve në Evropë
Demokracia
22:10 | 08 Tetor 2023

Share:

Përplasjet e Kurtit me ndërkombëtarët e kanë vënë Kosovën në një pozitë tejet të keqe, ku momentalisht Kosova është nën sanksione nga BE-ja, shkruan Demokracia.com

Ndërkombëtarët duket se e kanë “leqitur” Kurtin dhe nuk kanë më besim tek ai.

Ai s’po ftohet në takimet e rëndësishme ndërkombëtare, ku është zëvendësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Kurti i dështuar në politikën e jashtme, ndërkombëtarët e kanë “leqitur”, s’po e thërrasin në takime të rëndësishme më

Strehen Kurti po e gjen tek majtistët në Evropë. Fillimisht ai u përzi në zgjedhjet në shtetin e Zvicrës, ku mori kritika të shumta. Ai shkoi dhe përkrahu Partinë Socialdemokrate të Cedric Wermuth.

Kurti kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë ishte në Zvicër për fushatë.

Por, Kurti duket se i ka shumë në qejf takimet me majtistët.

Ai ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë.

  1. Përkundër se gjendja në veri të vendit ende nuk është stabile, Kurti ka gjetur kohë për takimet me majtistët e Evropës./Demokracia.com/

Të ngjashme