16 vjeçari i cili po dyshohet se ishte duke planifikuar disa sulme vrasëse ndaj disa nxënësve në klasën e tij në një shkollë Pejë, është dërguar në paraburgim për 30 ditë, pas vendimit të gjykatës.
Avokati mbriojtës i të miturit, Gëzim Kollçaku është prononcuar për Gazetën Insajderi lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij.
Sipas tij, e vetmja provë që po bazohet Prokuroria Speciale është një koment që 16 vjeçari e ka bërë në një video në rrjetin social Facebook.
Duke mos dhënë detaje për komentin, avokati Kollçaku tha për Insajderin se të gjitha lajmet tjera nga në media janë të pavërteta ndonëse, disa media i janë referuar dosjes së Prokurorisë për të miturin.
“E vetmja provë që po bazohet prokuroria është një koment që ka bërë klienti im. Tjerat nuk janë të vërteta”, tha ai.
Po ashtu avokati tha se Gjykata vendosi të aprovoj kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditës për 16 vjecarin, i cili po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe veprave penale kundër rendit kushtetues.
Tutje ai bëri të ditur se nesër do të paraqet një ankesë tek organet kompetente lidhur me masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.