ShowBiz
Martohet çifti i famshëm i ‘show-bizzit’ shqiptar
Demokracia
17:51 | 08 Tetor 2023

Share:

Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë përmes një dasme të organizuar dje (7 tetor) në një resort në Gjirin e Lalëzit, në shoqërinë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Martohen Venera dhe Lindi: Pamje nga ceremonia

Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, njoftuan se ishin fejuar.

Muaj më parë, ata bënë me dije se kishin plan për dasmë. “Kemi menduar [për një ceremoni martese]. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma,” tha Lindi te “Rudina”. “Do bëjmë dasmë në vitin 2023,” shtoi Venera.

Të ngjashme