Real Madridi do të hyjë në pushimin ndërkombët si lider në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti regjistroi sot fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur me lehtësi Osasunan. Ndeshja i takoi javës së nëntë.
Real Madridi triumfoi me rezultatin 4:0 në “Santiago Bernabeu”.
Jude Bellingham (9′, 54′) shkëlqeu sërish duke shënuar dy gola, teksa nga një shënuan edhe Vinicius Junior (65′) dhe Joselu Mato (75′).
Real Madridi pas kësaj fitore ka 24 pikë në krye të tabelës, kurse Osasuna renditet në pozitën e 10-të me 10 pikë të grumbulluara. /Express/