Sport
Zyrtare: Armando Broja përsëri në formacionin startues të Chelseas
Demokracia
15:31 | 07 Tetor 2023

Share:

Armando Broja do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e javës së tetë në Premier League që Chelsea luan ndaj Burnleyt në transfertë.

Pas golit të shënuar me Fulham, trajneri Mauricio Pochetino i beson sërish sulmuesit shqiptar që ka detyrën të udhëheqë sulmin e “Bluve të Londrës.

Për fat të mirë duket se 22-vjeçari ka hedhur tashmë plotësisht pas krahëve dëmtimin dhe është gati teksa ky është padyshim një lajm i mirë edhe për Shqipërinë e trajnerin Sylvinho para ndeshjes së 12 tetorit ndaj Çekisë.

Të ngjashme