Lifestyle
Çfarë duhet të hamë një ditë pas festave? Dietë detoks një-ditore
Demokracia
21:25 | 13 Maj 2021

Share:

Ditëve të festave ne nuk i kushtojmë edhe aq rëndësi mënyrës së të ushqyerit dhe shpeshherë e teprojmë me embëlsira, e sidomos në ditën e Bajramit kur nuk numërojnë pjesët e bakllavasë që hamë.

Dhe, sigurisht kjo nuk është aspak e shëndetshme për organizmin tonë dhe pasojat mund t’i vërejmë më vonë.

Mënyra më e mirë për të larguar të gjitha sheqernat e tepërta nga trupi është të mbajmë dietë detox për një ditë.

Më poshtë po ju sjellim një dietë të tillë e cila do të ju ndihmojë shumë, dhe do të ndiheni më lehtë ditën e nesërme.

Ushqime që duhen shmangur:

Shmangni ushqimet me sheqerna të shtuara si, qumështi, salcat ose drithërat e buta. Gjithashtu dhe ushqimet që janë të përpunuara ose të paketuara. Kripa gjithashtu bën pjesë në këtë listë pasi shkakton fryrje, e njëjta gjë edhe për kafen, çajin e zi dhe çokollatën. Mishi kërkon më shumë kohë për t’u tretur kështu që shmangni proteinat me yndyrna të larta dhe mishin e kuq. Mund të reduktoni dhe konsumimin e bulmetrave nëse keni vështirësi në tretjen e tyre.

Lëndët ushqyese janë të nevojshme: Një plan detoks i shëndetshëm përfshin një sërë ushqimesh të shëndetshme, fibrash distike dhe lëngjet. Përpos lëngjeve dhe supave me perime, konsumoni sallata, fara apo arra.

Për proteina duhet të konsumoni porcione të vogla të mishit të butë. Ju do donit të merrnit një qasje të balancuar ndaj ushqimit për t’u siguruar që të merrni lëndët ushqyese të duhura, duke përfshirë antioksidantët si vitamina C.

Plani një-ditor detoks

Ora 9:30 e darkës (një natë përpara)

Flini herët. Mos shini TV, lajme apo drama. Mendja juaj duhet të jetë e qetë.

Ora 6 e mëngjesit

Zgjohuni, meditoni dhe merrni frymë. Fillojeni ditën sa më freskët.

Ora 6 e gjysmë e mëngjesit

Pini ujë dhe hani një mëngjes të lehtë, si smoothie ose arra.

Ora 7 e mëngjesit

Fikni celularët, larg teknologjisë për një ditë, që mendja juaj të jetë sa më e qetë.

Ora 10 e mëngjesit

Hani një vakt të ndërmjetëm dhe pini ujë. Mund të konsumoni dhe supë (recetën do e gjeni më poshtë) pasi është një balancë e mirë vitaminash dhe mineralesh si vitamina A, B, C dhe E.

Ora 12 e drekës

Do të jeni të uritur kështu që konsumoni pak supë, perime të ziera, proteina të buta dhe një gotë ujë.

Ora 3 e pasdites

Përpara se të pini ujë ose të hani ndonjë vakt të ndërmjetëm, provoni ushtrime frymëmarrjeje për 5-10 minuta.

Ora 5 e pasdites

Koha për pak ecje!

Ora 6 e gjysmë e pasdites

Koha për pak supë dhe sallatë.

Ora 8 e darkës

Bëni pak joga!

Ora 10

Mendoni për gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

Supa me karrota detoks

Përbërësit:

1 qese e vogël me karrota organike

2 shkopinj selino, të prera në copa

1 qepë të verdhë

Lëng perimesh

1 lugë çaji erëza

Udhëzimet:

Në një tenxhere gatuani karrotat, selinon dhe qepën. Ziejeni më lëngun e perimeve. Shtoni pak erëza dhe lëreni të ziejë për 40 minuta ose derisa perimet të jenë zbutur. Me anë të një luge merrni perimet dhe hidhini në një blender derisa blenderi të jetë mbushur në 1/3. Përziejeni derisa të marrë trajtë kremoze dhe hidhini në enë të vogla, që edhe mund t’i ngrini. Duhet të shërbehet e ngrohtë. Mbajeni në frigorifer për një javë, ndërsa në ngrirje për disa muaj me radhë.

Të ngjashme