Lajme
Anëtarët e VV-së në KQZ s’kërkojnë çregjistrimin e Listës Serbe, por kundërshtojnë zgjatjen e mandatit për kryeshefin e SKQZ-së
Demokracia
13:51 | 06 Tetor 2023

Share:

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, nuk kanë kërkuar që çështja e Listës Serbe të shtrohej për shqyrtim në mbledhjen e KQZ-së, pasi në veriun e Kosovës është përfshirë në sulm terrorist nënkryetari i kësaj partie, Milan Radojçiq.

Krasniqi dhe Kurteshi, siç ka mësuar Demokracia.com, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me mandatin e kryeshefit ekzekutiv të SKQZ-së, për të cilin KQZ-ja ka vendosur që t’ia vazhdojë në mbledhjen e kaluar.

Mbledhja e tensionuar po vazhdon. /Demokracia.com/

Të ngjashme