Shakhtar Donetsk ka marr fitoren e parë në Champions League këtë sezon.
Skuadra ukrainase ka bërë një rikthim senzacional duke fituar 3-2 si mysafire e Antwerpit.
Futbollisti kosovar, Arbnor Muja hapi serin e golave qysh në minutën e tretë.
Michel-Ange Balikwisha dyfishoi epërsinë e Antwerpit në minutën e 33-të. Me rezultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Shakhtar bëri një rikthim senzacional, duke shënuar tre gola dhe përmbysi rezultatnin.
Sikan në minutat 48 dhe 76 dhe një gol i Rakitskyi në minutënn e 71-të, i sollën fitoren skuadrës ukrainase.
Kjo ishte fitorja e parë e Shakhtarit këtë sezon, duke shkuar në kuotën e 3 pikëve në Grupin H, aq sa ka edhe Barcelona dhe Porto.
Në anën tjetër, Antwrpi mbetet ende pa pikë.