Intervista
Molliqaj: Qeveria Kurti dëshiron më shumë heronj të ri sesa zgjidhje të reja për veriun
Demokracia
18:09 | 04 Tetor 2023

Share:

Sulmi në veri nga një grup kriminal serb edhe pas dhjetë ditësh vazhdon të jetë temë diskutimi në vend.

Kjo, për shkak se aty mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Ndërsa, krejt organizimin e këtij sulmi e kishte bërë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Si pasojë e kësaj, po kërkohet që Serbisë si nga pala kosovare e po ashtu edhe nga disa vende të huaja t’i vendosen sanksione.

Por se sa po punon Qeveria e Kosovës në këtë drejtim, përgjigje ka dhënë në një intervistë për Front Online, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

“Ne si parti Socialdemokrate që jemi që me dëshirë do të shohim secilin polic të gjallë sesa ai të jetë hero. Kam frikën se në Qeverinë e Kosovës ka më shumë njerëz që duan heronj të ri sesa që duan zgjidhje të reja dhe që duan qytetarë që i shërbejnë vendit. Nuk është çështja që Kosova ta bind bashkësinë ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare e njeh Serbinë po aq, nëse jo më mirë se Kosova prandaj mendoj se është humbje kohe tërë kjo”, ka thënë Molliqaj për Front Online.

Molliqaj: Nuk po shihet që do të vendosen sanksione ndaj Serbisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Front Online, ka thënë se nuk po duket që bashkësia ndërkombëtare do të vendos sanksione ndaj Serbisë, edhe pas sulmit që ndodhi në veri.

Sipas Molliqajt, e vetmja zgjidhje e përhershme me Serbinë është ripërcaktimi i kufijve.

“Nuk po duket që do të vendos sanksione, nuk besoj që është problemi i vendosjes së sanksioneve. Kosova është nën sanksione, por po ashtu po e shihni që nuk ka ndërruar qasjen në dialog, prandaj unë po insistoj që në vend që të shtyhemi dhe të bëjmë me gisht është momenti që me kuptu që e vetmja rrugë për me këput këtë agoni e cila po qon në viktima të njëpasnjëshme, prandaj unë besoj që ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja. Unë mendoj se tash duhet me fillu me fol qysh ripërcaktimi i kufijve është një zgjidhje e mirë edhe për Serbinë, edhe për Kosovën edhe për serbët në veri edhe për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Molliqaj.

Thotë se diskutimet tjera këtu janë diskutime të cilat i merr era dhe ajo çka do t’i mbetet Kosovës është konflikti.

Dardan Molliqaj për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it: S’është garancë që mos të ketë konflikt në veri

Pas ngjarjes që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, NATO ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

Pjesëtarë të saj do të dërgoje Britania e Madhe e Rumania.

Por, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se KFOR-i është garancë që mos të ketë luftë mes Kosovës e Serbisë, por nuk mund të garantojë që mos të ketë konflikte.

“Besoj së KFOR-i këtu është garancë për mos me pas luftë në mes Kosovës dhe Serbisë, pro KFRO-i nuk mund ta garantojë e as ta sigurojë që mos me pas konflikte të ardhshme në veri, Pra, përkundër shtimit të numrit të forcave të tyre edhe në veri, ekskluzivisht edhe në Kosovë nuk është garancë që ndalen konfliktet. Nëse duam të kalojmë nga një regjistër i konflikteve që jemi tani, në një regjistër të zgjidhjeve dhe të paqes duhet të largohemi nga korniza e dialogut të Brukselit dhe të kthehemi te një kornizë e dialogut e cila është dialog për zgjidhje përfundimtare që e ka në qendër ripërcaktimin e kufijve”, ka treguar Molliqaj.

Kryetari i PSD-së komenton deklaratat e Edi Ramës, jep dy versione rreth vendosjes së KFOR-it në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdimësi po deklaron KFOR-i duhet ta marrë kontrollin ne veri të Kosovës.

E, deklaratën e Ramës, e ka komentuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, nëse kjo shikohet në rrafshin formal-juridik i bie që është humbje e sovranitetit të Kosovës, por nga termi praktik mund të jetë ndoshta e dobishme.

“Nëse e shikojmë në rrafshin formal-juridik marrja e kontrollit në veri nga forcat e KFOR-it ose të NATO-s është humbje e sovranitetit të Kosovës, me shiku nga termi praktik i sigurisë është i dobishëm ndoshta. Por, unë po them se çfarë do kërkese që vjen edhe nga kryeministri Rama këto ditë, nëse kërkesa është për me zbatua marrëveshjen e njëjtë, ky është investim në rrugën e gabuar sepse do të ketë konflikt prapë edhe pasi të themelohet Asociacioni”, ka deklaruar ai.

Molliqaj, pohon se tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik.

“Tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik nëse i ndan serbët dhe shqiptarët me kompetenca, me ushtrim, në territore ajo është garancë për konflikt prandaj unë mund ta mbështes edhe KFOR-in edhe një konferencë ndërkombëtare vetëm nëse korniza e asaj konferencë ndërkombëtare është një marrëveshje tjetër, nëse është për zbatimin e kësaj marrëveshje është njëjtë sikur mos me zbatu këtë marrëveshje. Të dyja qojnë në konflikt”, ka shtuar ai.

A mund të ketë përsëri sulm në veri? Flet Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se zgjidhja e problemeve në veriune Kosovës edhet vetëm zgjidhja politike.

Sipas tij, nuk është fjala atje vetëm për grupe kriminale e terroriste, por duhet të kuptohet që janë edhe mbi 40 mijë banorë të nacionalitetit serb që nuk iu binden institucioneve të Kosovës.

“Në veriun e Kosovës ekziston një komunitet me mbi 40 mijë banor që janë të nacionalitet serb që nuk duan të jetojnë në Kosovë. Nuk është fjala vetëm për grupe kriminale dhe terroriste, Para Radojiçiqit ka qenë Veselinoviq, tani shkoi Radojiçiqi dhe do të krijohet tjetri. Aty është vatër e lulëzimit të krimit për shkak se ekziston padëgjueshmëria politike e qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës. Pra, nëse ka kriminel ka edhe qytetarë që nuk i dojnë institucionet e Kosovës. Prandaj, unë po them që nuk është zgjidhja përmes forcës së ligjit, zgjidhja në veri është zgjidhje politike duke e njohur vullnetin politik të serbëve në veri dhe duke e njohur vullnetin politik të shqiptarëve në jug të Serbisë, përkatësisht në Luginë të Preshevës”, ka thënë Molliqaj.

Nga krejt, kjo ai pohon se sulme mund të ketë përsëri,

“Në këtë drejtim nuk ka përfundim të konflikteve dhe të rasteve të tilla, a do të jetë pas një jave, a do të jetë pas një viti është e parëndësishme. Kosova do të mbetet në konflikt të përhershëm në veriun e saj”, ka shtuar kryetari Molliqaj.

Lirimi i Radojiçiqit/ Molliqaj: Veprime taktizuese të shtetit serb

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi i cili ishte organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit dje u arrestuar nga shtetit serb.

Por, i njëjti sot u lirua.

Lidhur me këtë për Front Online, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se këto janë veprime taktizuese të shtetit serb.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Këto janë veprime taktizuese të shtetit serb, njërën anë dëshiron me i plotësu kërkesat ndërkombëtare dhe në anën tjetër dëshiron ta ruaj votën popullore dhe mbështetjen për serbët e Kosovës. Më duket e parëndësishme kjo punë sepse edhe me Radojiçiqin i cili do të duhej të ishte në burg dhe i dënuar me Asociacion, Kosova mbetet njëjtë keq e edhe me Radojiçiqin të lirë për Kosovën me ripërcaktim të kufijve nuk do të ishte problem për Kosovën ajo punë”, ka thënë ai.

Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, unë jam që të mos bëhet fare

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se me këtë qasje se si po shkon dialogu, Asociacioni do të jetë përsëri në qendër të tij.

“Asnjë dilemë nuk ka. Në këtë kornizë që e ka dialogu bashkësia ndërkombëtarë nuk e ka ndërruar mendjen”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, kur është pyetur se a e ka pranuar kryeministri Kurti Asociacionin, Molliqaj ka dhënë këtë përgjigje

“Asociacionin Kurti e ka pranuar. Në marrëveshjen e Brukselit, në aneksin e Ohrit e ka pranu madje edhe në sekuencimin që e ka paraqit vet. Ju e keni parë që ky e ka paraqit një plan të sekuencimit të zbatimit, aty e keni kur themelohet Asociacioni me hapa. Dallimi i vetëm është se a do të bëhet i pari, apo i dyti. Kjo, është humbje e debatit. Unë jam që të mos bëhet fare Asociacioni, por me hap diskutimin për ripërcaktim të kufijve sepse është zgjidhej e qëndrueshme, tjerat janë veç konflikt”, ka deklaruar ai.

Molliqaj: Kosova nuk duhet të përgatit draft të Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, Dardan Molliqaj, për Front Online thotë se Kosova nuk duhet të përgatisë draft të Asociacionit.

“Jo. Nuk duhet me përgatit, nuk duhet Kosova me bë Asociacion sepse nuk është zgjidhje. Dy probleme i kam me marrëveshjen e Brukselit, njëra është kompromis i madh, t’i jep shumë, merr kurgjo, hajde këtë edhe mund ta përbijmë, e dyta është jofunksionale sepse ka kompromise që i bën dhe s’të pëlqejnë, po bile ta kryejmë një problem. Marrëveshja është jonfuksionale, Asociacioni prodhon konflikt të ri, nuk e zgjidh konfliktin, përkundrazi e zgjeron atë dhe mund ta shtyjë për një vit, për gjashte muaj, pro Asociacioni është tharmi i konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes serbëve të Kosovës”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë tash krejt një qasje tjetër.

“Në vend të propozimit për Asociacionin duhet me i propozu bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi për zgjidhje të përhershme me Serbinë, ne jemi për kompromis që është më i madh sesa ky që e kemi bërë me kushtin që kompromisi nuk është qëllimi, por është mjeti e qëllimi është em zgjidh problemin me Serbinë. Duhet me pyet Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare çka duhet me bë Kosova që me u zgjidh ky problem, a ka ndonjë ilaç. Vuçiqi po thotë se nuk e njeh Kosovën me asnjë çmim në rregull”, ka shtuar Molliqaj.

Por, tregon se çka duhet Kosova ta pyes bashkësinë ndërkombëtare.

“Bashkësisë Ndërkombëtare duhet me i bë pyetje, çka duhet me bë Kosova kompromis që ju me e njoft Kosovën, pesë vendet anëtare të BE-së, me fut në NATO dhe me obligu Serbinë mes kushteve që nëse dëshiron me hy në BE me njoft Kosovën, nëse nuk dëshiron me hy nuk mund me detyru. Këto janë tri kushte shumë të rëndësishme që do të duhej t’i vendoste pala shqiptare në këtë moment”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025