Sport
Dështojn Man United e Arsenal, mposhten nga Galatasaray e Lens
Demokracia
23:56 | 03 Tetor 2023

Share:

Arsenali është befasuar në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje ndaj Lens.

Skuadra e Mikel Artetas pësoi humbje në udhëtim me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë në Grupin B, teksa u zhvillua në stadiumin “Bollaert-Delelis”.

“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Gabriel Jesus (14’), por që nuk ia dolën ta mbanin epërsinë.

Vendasit përmbysen gjithçka me golat e Adrien Thomasson (25’) dhe Elye Wahi (69’).

Lens pas kësaj fitore ka katër pikë dhe tani është lider në grup.

Arsenali është i dyti me një pikë më pak.

Ekipi tjetër anglez, Manchester United ka dëshpëruar poashtu. Ata u mposhtën si vendas me rezultat 2:3 nga ekipi turk, Galatasaray.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 17-të pas një asistimi perfekt nga Marcus Rashford ku danezi shënoi me kokë në portën e zbrazur. (1-0)

 

Reagimi i mysafirëve nuk vonoi shumë dhe vetëm katër minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 21-të barazuan shifrat përmes Ëilfried Zahas. (1-1)

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë vendasit kërkuan një penallti pasi Diogo Dalot u rrëzua brenda zonës por gjyqtari nuk mendoi njejtë dhe ndeshja vazhdoi.

Me rezultat të barabartë u mbyll edhe pjesa e parë. (1-1)

Golin e avantazhit për Djajtë e Kuq e shënoi përsëri autori i njëjtë ,Rasmus Hojlund, në minutën e 67-të, ku mjeshtërisht mposhti portierin Muslera duke mos i lënë asnjë mundësi. (2-1)

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm disa minuta pasi ekipi turk barazoi shifrat në minutën e 71-të përmes Kerem Akturkoglu i cili u asistua nga Baris Yilmaz. (2-2)

Në minutën e 77-të Casemiro mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha e lojës.

Mysafirët humbën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh, kur në minutën e 78-të Mauro Icardi e humni penalltinë.

Argjentinasi përmirësoi gabimin e bërë vetëm disa minuta më vonë, duke realizuar në minutën e 81-të për 3-2 pasi shfyrtëzoi një dalje jo të mirë të portierit Onana.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Galatasaray mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj Manchester United.

Pas kësaj humbje Manchester United e gjen veten në pozitën e fundit në grupin A me asnjë pikë të fituar, duke rrezikuar kështu seriozisht kalimin në fazën tjetër.

Të ngjashme