ShowBiz
Dua Lipa krahason zjarrin e Katedrales së Parisit me sulmet e Izraelit
Demokracia
11:05 | 13 Maj 2021

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deklaroi se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund dhe se kjo çështje ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, ka shkruar ajo në Instastory.

Më tej, përmes një tjetër postimi këngëtarja gjithashtu përfshiu fotografinë e Katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019, dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit, duke bërë kështu një krahasim përsa i përket sensibilizimit në botë.

Në këtë mënyrë, Dua ka bërë thirrje për ndihmë për palestinezët.

Të ngjashme