Një 22 vjeçar raportohet se ka vdekur pas një aksidenti në rrugën Dragash-Radish.
Sinjali raporton se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Ai citohet të ketë thënë se dyshohet që aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish kemi një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut.” – ka thënë ai.