Deputetja e Kuvendit të Kosovës, që vjen nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e heroit Afrim Bunjaku, por ajo tutje ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.
Deputetja Bajrami ka thënë se Qeveria urgjentisht duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Madje, ka thënë se këtë çështje duhej ta çonte përpara sot.
“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.”
Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.