Lajme
Kamerierët në kafenenë e njohur në Venecia përleshen me turistët
Demokracia
11:03 | 27 Shtator 2023

Share:

Një kafe në sheshin e famshëm të San Marco-s në Venecia është kthyer në “fushëbeteje”.

Mediat në vend raportojnë se një mosmarrëveshje mes një kamerieri dhe një pjesëtari të një grupi turistësh përshkallëzoi dhe situata doli jashtë kontrollit.

Pamjet e publikuara nga Corriere del Veneto e Italisë tregojnë përleshjen që shpërtheu në Caffè Chioggia mes kamerierëve dhe klientëve të huaj.

Sipas New York Post, videoja u filmua, javën e kaluar, nga një dëshmitar okular anglishtfolës, i cili mund të dëgjohet duke bërtitur: “Çfarë po ndodh?”.

Të paktën shtatë kamerierë raportohet se janë përfshirë në përleshjen me grupin prej katër turistësh, gjatë së cilës një burrë u përpoq të mbrohej duke mbajtur një karrige si “mburojë”.

Në pamjet që qarkullojnë në internet, megjithatë, jo të gjithë kamerierët duket se po marrin pjesë në përleshje, përkundrazi, disa duket se po përpiqen më tepër të qetësojnë gjakrat.

Nuk dihet se çfarë u tha para se të shpërthente sherri, pasi stafi i lokalit refuzoi të fliste për mediat lokale rreth incidentit.

Të ngjashme