Gazetari Lirim Mehmetaj, thotë se një nga pyetjet që akoma nuk ka përgjigje rreth situatës së fundit në veri, pas luftimeve të policisë më grupin terrorist, është edhe ajo se si arriti të hynte i gjithë ky armatim në Kosovë, derisa Qeveria deklaronte se ‘është ndalur kontrabandimi i mallrave ilegale’.
‘Një nga pyetjet kryesore është se derisa Qeveria e Kosovës na tha se është ndaluar kontrabandimi i mallrave ilegale në atë pjesë dhe të gjitha pikat problematike mes kufirit dhe Kosovës dhe Serbisë, atëherë si është e mundur që janë futur edhe autoblinda edhe pajisje ushtarake, për të cilat ekspertët e sigurisë po thonë që mund të siguronin luftime për 2-300 veta’, tha Mehmetaj, shkruan Periskopi.
“Ajo çka shihet ose ajo që është prezantuar deri tani, nuk rezulton se ka pasur ndonjë informacion konkret. Edhe pika ku është përzgjedhur duket se ka qenë një pikë strategjike”, tha veç tjerash Mehmetaj.