Barcelona është ndalur nga Mallorca në javën e shtatë të La Ligas.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Estadio Mallorca Son Moix”, përfundoi me barazim 2-2.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shënoi golin e parë të ndeshjes, duke i dhënë Mallorcas epërsinë në minutën e 8-të.
Në minutën e 41-të, Raphinha barazoi shifrat në 1-1, ndërsa gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasi Prats e kaloi Mallorcan në epërsi për herë të dytë.
Me rezultat 2-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Barcelona arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 75-të, me golin e talentit Fermin Lopez.
Deri në fund të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar 2-2.
Përkundër barazimit, Barcelona mbetet lidere e La Ligas me 17 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 15-të me 6 pikë.