Sport
Ronaldo martohet për herë të tretë
Demokracia
14:03 | 26 Shtator 2023

Share:

Futbollisti brazilian, Ronaldo, është martuar me të dashurën e tij, Celina Locks.

Të porsamartuarit, të cilët u fejuan në janar, u martuan në një kishë në Ibiza natën e mbrëmshme.

33 vjeçarja postoi pamje nga dita e tyre në rrjetet sociale. “Sot ne bashkojmë familjet tona për një festë fetare intime dhe kështu fillojmë një javë me shumë festime…”, shkroi ajo.

Kjo ishte hera e tretë që ish-futbollisti kalon në altar, pasi ishte martuar me ish-futbollisten Milene.

Pasi mbaroi lidhja e tyre, ai u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony./Indeksonline

Të ngjashme