Fotot e makinës së yllit të Manchester United që u përfshi në aksident qarkulluan shpejt në internet mëngjesin e sotëm.
Në mëngjes në shumë media u raportua për aksidentin trafiku në të cilin u gjend ylli i Manchester United dhe i kombëtares angleze Marcus Rashford. Mbrëmë ai luajti në ndeshjen kundër Burnley, të cilën Untied e fitoi 1:0, dhe aksidenti ndodhi kur ai u largua nga qendra stërvitore e Manchester United gjatë natës, transmeton Demokracia.
Ata u kthyen nga Burnley me autobus dhe më pas lojtarët shkuan në rrugë të ndara. Lajmet e reja nga Anglia pohojnë se sulmuesi për momentin po kalon mirë dhe se nuk ka pësuar dëmtime, pavarësisht se në vendin e aksidentit mësohet se ka mbërritur me shpejtësi një ambulancë.
Rashford hyri shkurtimisht në Instagram dhe shkroi se nuk kishte asnjë shqetësim dhe se po ndihej mirë./Demokracia