Në shtator të këtij viti, njësitë policore zbarkuan në zyrën e përmbaruesit privat [tashmë të shkarkuar], Ilir Mulhaxha, pasi Komisioni Ad-Hoc i formuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka tentuar që të zbatojë vendimin për marrjen e lëndëve dhe të njëjtat më pas t’i bartin te përmbaruesit tjerë në Prishtinë.
E pas këtij aksioni, Mulhaxha ka marrë rrugët ligjore duke deponuar padi për anulimin e aktit administrativ, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative.
“Nga data 28.03.2023, e deri me datën 19.09.2023, Ministria e Drejtësisë insiston në zbatimin e vendimeve të kundërligjshme të cekura më lartë. Së fundi, pas veprimeve procedurale të zyrës tanë në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë, Ministria tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të kontestuara dhe përmes vendimit të datës 19.09.2023, i shfuqizon vendimet e mëparshme. Megjithatë, edhe pas këtyre ndryshimeve, Ministria përsëri nuk e ka zbatuar detyrimin e saj ligjor për caktimin e zëvendësit të përmbaruesit privat”, thuhet në njoftim.
“Me rastin e shkarkimit të përmbaruesit, Ministria detyrohet që menjëherë të caktoj zëvendësin e tij, me qëllim që procedurat përmbarimore të nisura të zhvillohen pa pengesa. Meqë, Ministria e Drejtësisë nuk e ka caktuar zëvendësin konform Ligjit, tani në këtë situatë të pasigurisë juridike, duhet të aplikohet neni 376 par. 3, i Ligjit të Procedurës Përmbarimore. Z. Mulhaxha, sot ka paraqitur edhe një padi për anulimin e vendimit të fundit, së bashku me kërkesë për shtyerje të ekzekutimit së tij, përmes së cilës janë paraqitur argumente të mjaftueshme se procesi i shkarkimit të tij, nuk ka pasur bazë ligjore.
I njoftojmë palët e përfshira në procedurat përmbarimore pranë zyrës së z. Ilir Mulhaxha, se prolongimi i procesit të transferimit të lëndëve nga zyra e tij tek përmbaruesit e tjerë, po ndodhë për shkak të mosrespektimit të procedurave të parapara në Ligjin për Procedurën Përmbarimore nga ana e organit kompetent”, përfundon njoftimi i përfaqësuesit të tij ligjor.
Ndryshe, Mulhaxha kishte reaguar pas vendimit të Ministrisë, duke e konsideruar si ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Mulhaxha ka thënë se Komisioni nuk i dinte detyrat për të cilat kishin shkuar në zyrën e tij.
NJOFTIMI I PËRFAQËSUESVE LIGJOR TË ILIR MULHAXHËS:
1.
Shoqëria e avokatëve “Koci&Vokshi”, duke vepruar nëpërmjet avokatëve Arianit Koci dhe Granit Vokshi, e njofton opinionin publik lidhur me veprimet e fundit që janë ndërmarrë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të klienitit, Ilir Mulhaxha.
2.
Siç edhe ju kemi informuar kohë më parë, z. Mulhaxha, është shkarkuar nga detyra e Përmbaruesit Privat, përmes një vendimi që ne si zyre e konsiderojmë të kundërligjshëm.
3.
Kundër vendimit të lartëcekur z. Mulhaxha, ka deponuar padi për anulimin e aktit administrativ, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative.
4.
Në vazhdën e veprimeve të kundërligjshme, Ministria e Drejtësisë me datë 28.03.2023 nxjerr vendimin për formimin e Komisionit Ad Hoc, për evidentimin dhe transferimin e lëndëve tek përmbaruesit tjerë që veprojnë në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ky vendim ndryshohet nga ana e organit që e ka nxjerrë, përmes dy vendimeve të tjera.
5.
Nga data 28.03.2023, e deri me datën 19.09.2023, Ministria e Drejtësisë insiston në zbatimin e vendimeve të kundërligjshme të cekura më lartë.
6.
Së fundi, pas veprimeve procedurale të zyrës tanë në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë, Ministria tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të kontestuara dhe përmes vendimit të datës 19.09.2023, i shfuqizon vendimet e mëparshme.
7.
Megjithatë, edhe pas këtyre ndryshimeve, Ministria përsëri nuk e ka zbatuar detyrimin e saj ligjor për caktimin e zëvendësit të përmbaruesit privat.
Me rastin e shkarkimit të përmbaruesit, Ministria detyrohet që menjëherë të caktoj zëvëndësin e tij, me qëllim që procedurat përmbarimore të nisura të zhvillohen pa pengesa.
8.
Mëqe, Ministria e Drejtësisë nuk e ka caktuar zëvëndësin konform Ligjit, tani në këtë situate të pasigurisë juridike, duhet të aplikohet neni 376 par. 3, i Ligjit të Procedurës Përmbarimore.
9.
Z. Mulhaxha, sot ka paraqitur edhe një padi për anulimin e vendimit të fundit, së bashku me Kërkesë për shtyerje të ekzekutimit së tij, përmes së cilës janë paraqitur argumente të mjaftueshme se procesi i shkarkimit të tij, nuk ka pasur bazë ligjore.
10.
I njoftojmë palët e përfshira në procedurat përmbarimore pranë zyrës së z. Ilir Mulhaxha, se prolongimi i procesit të transferimit të lëndëve nga zyra e tij tek përmbaruesit e tjerë, po ndodhë për shkak të mosrespektimit të procedurave të parapara në Ligjin për Procedurën Përmbarimore nga ana e organit kompetent.